Uncategorized

PDK po thotë se në zgjedhje votuan edhe të vdekurit

12/01/2017 15:43
nga:D.I

PDK në Klinë gjatë procesit zgjedhor në raundin e dytë të zhvilluar në Komunën e Klinës, komisionarët dhe vëzhguesit e PDK-së kanë hasur në shumë keqpërdorime të procesit, që kanë çuar në deformimin e tij.

Këto keqpërdorime, të cilat dëmtojnë rëndë procesin demokratik të zgjedhjeve dhe tjetërsojnë vullnetin e lirë dhe të pavarur të qytetarëve me të drejtë vote, ne i kemi evidentuar dhe përmes një ankese i kemi adresuar edhe në PZAP.

Qëllimi i ankesës sonë nuk është që ta ndryshojmë vullnetin e qytetarëve dhe as dëshira për të marrë pushtet, por vetëm e vetëm që vullneti i qytetarëve të Komunës së Klinës të mos tjetërsohet, të mos manipulohet dhe të mos abuzohet me të.

Mos shqyrtimi dhe vendimi jo i drejtë ndaj këtyre keqpërdorimeve, do të krijonte një praktikë të dëmshme për proceset e ardhshme zgjedhore dhe do të ulte vullnetin e qytetarëve për të marrë pjesë në votimet e ardhshme, pa përjashtuar edhe ndikimin në besimin e qytetarit në institucionet tona vendore.

Janë hasur dhe evidentuar me fakte, dëshmi dhe deklarata, keqpërdorime të natyrave të ndryshme, si votimi dhe nënshkrimi nën emrin e personave të vdekur, votimi dy herë e më shumë i një personi, votimi në emër të personave që jetojnë jashtë Kosovës dhe në ditën e votimit s’kanë qenë fare ne Kosovë, etj. Për të gjitha këto keqpërdorime, ne kemi dëshmi të pakontestueshme dhe ato ua kemi dorëzuar edhe organeve përkatëse.

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Klinë, beson shumë në vlerësimin e drejtë të PZAP dhe në vendimin e tyre që Klina të shkojë edhe njëherë në rivotim për të qartësuar vullnetin e qytetarëve të Klinës.

12/10/2017 15:30

Nesër nis fushata zgjedhore në Istog