Lajme

PDK pjesë e ACRE, grupimit politik me rritjen më të madhe në Evropë

10/19/2018 19:47
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në Samitin e Lirisë në Kishinau të Moldavisë, të organizuar nga Aleanca e Konservatorëve dhe Reformistëve në Evropë (ACRE).

Ky grupim, që bashkon partitë konservatore të qendrës së djathtë, përbën lëvizjen politike me rritjen më të madhe në Evropë.

Kreu i PDK-së ka folur në këtë samit për arritjet e Republikës së Kosovës që nga loria e vendit, shpallja e pavarësisë, shtet ndërtimi dhe për rrugën e integrimeve euro atlantike. Veseli ka folur para anëtarëve të ACRE edhe për vlerat e Partisë Demokratike të Kosovës dhe për reformat e vazhdueshme që i bënë për të qenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve.

Aleanca e Konservatorëve dhe Reformistëve në Evropë bashkon partitë e angazhuara për liri individuale, sovranitet kombëtar, demokraci parlamentare, sundim të ligjit, pronë private, taksa të ulëta, tregti të lirë, konkurrencë të lirë dhe decentralizim të pushtetit.

Ky grupim që bashkon partitë konservatore të qendrës së djathtë, përbën lëvizjen politike me rritjen më të madhe në Evropë. ACRE aktualisht përbën grupin e tretë më të madh në Parlamentin Evropian. Brenda Bashkimit Evropian ata promovojnë parimin e Eurorealizmit duke synuar që BE të jetë më pak e burokratizuar dhe më pak e centralizuar dhe ku shtetet e pavarura të luajnë më shumë rol.

“Partia Demokratike e Kosovës, duke qenë se promovon parime e vlera të njëjta, do të bëhet së shpejti pjesë e këtij grupimi sepse ky është orientimi i natyrshëm politik”, ka thënë kreu i PDK-së Kadri Veseli.

01/23/2019 17:40

Demhasaj: Taksa do të hiqet ndaj Serbisë, ky do të jetë efekti i saj për vendin. Marrëveshja nga dialogu e çon vendin në zgjedhje!