Lajme

PDK nuk merr pjesë në votimin e rezolutës për ta ndalur Thaçin!

11/01/2018 12:02
nga:A. R.

Është duke vazhduar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të hidhet në votim rezoluta e propozuara nga LDK, e cila ia ndalon presidentit Thaçi të bisedojë për territorin Kosovës në dialog me Serbinë, shkruan ‘Gazeta Blic’.

Mirëpo PDK, nuk do të marrë pjesë në votim, kështu ka thënë shefi i Grupit Parlamentar Memli Krasniqi.

“Ne nuk do të marrim pjesë fare në votim”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Ai tha që janë takuar  me shefat e grupeve parlamentare, mirëpo ata nuk kanë  pranuar  që në rezolutë të shtohen edhe disa pika tjera.
Ai tha që kjo gjendje nuk po i sjellë asgjë të mirë Kosovës.

06/17/2019 10:47

Shoqëria civile marshon, kundërshtohet projektligji për partitë politike