Lajme

PDK në Skenderaj e gatshme për zgjedhje

10/07/2018 14:37
nga:A. R.

Komisoni Zgjedhor i degës së PDK-së në Skenderaj ka mbajtur takimin e këtij organi ku ka diskutuar për përgatitjet për zgjedhjet e brendshme në nivel të degës.

“Si Kryetar i degës dhe kryetar i Komisionit Zgjedhor më këtë rast u shpreha se, Dega e PDK-së në Skenderaj është e përgatitur për këtë proces të rëndësishëm për partinë dhe të ardhmen e saj. PDK në Skenderaj do të krijojë mundësi të barabartë për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur, për të gjithë anëtarët e PDK-së dhe qytetarët e Skenderajt”, është shprehur Lushtaku.

Ai ka ftuar mjekët, profesorët, të rinjët profesionistë, të gjithë qytetarët që konsiderojnë se mund të japin kontribut në të mirë të vendit, që të bëhen pjesë e procesit zgjedhor duke i siguruar se do të kenë hapësirë të mjaftueshme për të gjithë, që të kontribuojnë në avancimin e politikave dhe programit politik të PDK-së-Dekada e Re.

“PDK në Skenderaj gjatë procesit të brendshëm do të mbajë zgjedhje në të gjtha nivelet e organizimit, duke përfshirë kuvendet e nëndegëve, Kuvendin e degës dhe Kryesinë e degës”, thuhet në njoftimin e tyre.

 

06/16/2019 20:45

Kështu u mbuluan me breshër dy qytetet e Kosovës gjatë ditë së sotme