Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, njëherit edhe kandidat për kryetar të komunës së Lipjanit nga radhët e PDK-së, ka bërë të ditur se mbrëmë pas mesnate Partia Demokratike e Kosovës dega në Lipjan ka hapur zyrtarisht fushatën.
Ai tregon se kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të dëshmorëve të UÇK-së, ku pastaj kanë prezantuar kandidatët për deputet nga kjo komunë.
Postimi i plotë:
Mbrëmë pas mesnate së bashku me shumë antarë dhe simpatizantë të PDK-së dega në Lipjan, hapëm zyrtarisht fushatën.
Pas mbajtjes së një minutë heshtje në nderim të dëshmorëve të UÇK-së i prezantuam kandidatët:
Bedri Hamza 01
Memli Krasniqi 02
Rashit Qalaj 26
Hyzer Rizani 60
Majlinda Hajrullahu 76
Uniteti ynë është fuqia jonë më e madhe për një Kosovë ma të fortë dhe një të ardhme ma të mirë.
Energjia dhe mbështetja juaj e palëkundur është një dëshmi për fitoren e radhës që na pret më 9 shkurt.
Urime dhe suksese!
#PDK131
#MaMirë