Lajme

PDK merr pjesë në takimin konsultativ të së hënës me presidenten Osmani

09/11/2021 15:55
nga:M K

PDK do të merr pjesë në takimin konsultativ të së hënës.

Përderisa LDK-ja e AAK-ja gjatë orëve të mesditës u prononcuan për GazetaBlic, tani pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe Partia Demokratike e Kosovës.

Ftesa e Osmanit për takimin e së hënes- Deklarohen nga LDK dhe AAK, hesht PDK-ja !

Në një përgjigje për GazetaBlic, zëdhënësi Faton Abdullahu ka thënë se kreu i partisë Memli Krasniqi do të jetë pjesë e takimit konsultativ të së hënës, për të bërë atë që partia e ka bërë githmonë, që t’u përgjigjet gjithmonë pozitivisht ftesave institucionale.

“PDK nuk i është shmangur asnjëherë takimeve institucionale dhe do të merr pjesë në takimin e së hënës.

Të gjitha qëndrimet dhe propozimet e PDK-së, kryetari Memli Krasniqi do t’i shfaqë në takim” tha Abdullahu për GazetaBlic.

/GazetaBlic/