Lajme

PDK: Kryeministri Kurti u dorëzua para Beogradit në veri – zëvendësi i tij e shpall të ndarë atë pjesë

04/05/2020 19:13
nga:Norë Kelmendi

Partia Demokratike e Kosovës përmes një komunikate është shprehur se dënon deklaratat skandaloze të Kryeministrit të shkarkuar, Albin Kurti dhe zëvendësit të tij, Haki Abazi për situatën në veri të vendit.

Sipas tyre, Kurti, duke folur kudo e kurdo për gjakderdhjen përmes një diskursi të frikshëm që ka përzgjedhur, po e rëndon edhe më shumë situatën në ditët më të vështira e të frikshme të shqiptarëve në përballje me pandeminë.

Komunikata e plotë:

Partia Demokratike e Kosovës dënon deklaratat skandaloze të Kryeministrit të shkarkuar, Albin Kurti dhe zëvendësit të tij, Haki Abazi për situatën në veri të vendit.

Kryeministri, duke folur kudo e kurdo për gjakderdhjen përmes një diskursi të frikshëm që ka përzgjedhur, po e rëndon edhe më shumë situatën në ditët më të vështira e të frikshme të shqiptarëve në përballje me pandeminë. Ai del me paralajmërime për konflikt, pak ditë pas kërcënimit për vëllavrasje nga bashkpartiaku i tij, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Në një video-mesazh për konflikt me fjalët do “të derdhet gjaku jonë “ dhe duke thënë ruani “gjakftohtësinë e mos bini në kurthin e tyre.

Kryeministri po përpiqet që t’i frikësoj qytetarët që të heshtin përpara papërgjegjshmërisë e paaftësisë dhe dështimit të tij për t’i ndal qindra zyrtarë serbë të futur në veri gjatë ditëve të fundit. Jo vetëm kaq, ai u dorëzua edhe para vendimit të Serbisë për të vendosur orën policore në katër komunat e veriut si dhe karantinimin nga Beogradi të dy komunave të veriut.

Deklarata e kryeministrit të shkarkuar Kurti për situatë nën kontroll në veri të vendit u tradhëtua nga zëvendësi i tij, Haki Abazi, i cili e shpalli veriun të ndarë nga Kosova. Kjo është deklarata e parë dhe do të mbetet e vetme e një zyrtari të lartë të qeverisë së Kosovës që deklaron se veriu është i ndarë.

PDK konsideron se qeveria e shkarkuar po vazhdon të tallet me qytetarët, dhe veçmas me banorët shqiptarë të ngujuar e të frikësuar në veri të vendit.

PDK do të angazhohet me tërë kapacitetin e saj politik e institucional për ta ndalë degradimin e mëtejshëm të kësaj qeverie në ikje që po shkon në dëm të shtetit dhe, në veçanti, të pjesës veriore të Republikës së Kosovës.

05/28/2020 22:56

‘Mbështetësit e Albin Kurtit’: S’ka ma pika t’kuqe, shihemi n’shesh