Opinion

PDK-ja, s’duhet të bëjë yrysh në futjen e saj në Qeverinë butake, poltrone e konformiste!

12/12/2020 17:06
nga:Fadil Maloku

Kapitali social që zakonisht identifikohet me shkallën e besimit të qytetarit apo të masës kritike të besimit të po këtyre e qytetarëve ndaj institucioneve, ndaj qeverive, ndaj politikes, shtetit, shoqērisē civile, etj. dëshmon më së miri se çfarë subjektesh politike qeverisin një shoqëri transitive, siç kjo e jonja.

Andaj, sipas skanimit të kapitalit social futja eventuale e PDK-s, në Qeverinë Hoti, definitivisht do ta rrënonte edhe atë pak kredibiliteti e rejtingu që ajo u mundua ta “riparojë” me aktin dhe faktin e të qenit për herë të parë (puro?!) në rolin e opozitës!

PDK- ja, duhet s’pari të REFORMOHET (sepse; me parime dhe sisteme autokrate komanduese të luftēs, s’mund të udhëhiqet me një subjekt të shekullit të revolucionit të katërtë teknologjik…;

PDK-ja, edhe më tej ka shumë nevojë në riparimin e imazhit dhe stereotipit tejet negativ që u krijua sidomos gjatë periudhës “kurorēzuese, me LDK- n e Isa Mustafes”!?

PDK-ja, poashtu duhet të bëjē shumē më shumë në mënjanimin e hipotekēs së fajsisë për gjitha të (pa)bëmat (krimit, korrupsioni…) e pasluftës dhe në emër tē po kësaj lufte;

PDK-ja, duhet qē tani ta filloj “kursin” e spastrimit (lexo, në kuptimin pozitiv ndrrimin e gjeneratave) brenda superstrukturës dhe hierarkisë partiake, nē rast se dëshiron të hyj në konkurrencē lojale me subjektet e demokratizuara përmbrenda;

PDK-ja…

Katarsisi mē së shumti u duhet PDK-s dhe LDK-s