Lajme

PDK-ja i dërgon tri ankesa në Gjykatën Supreme

12/05/2017 17:05
nga:A K

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar sot në Gjykatën Supreme tri ankesa lidhur me vendimin e fundit të PZAP-së.

PDK-ja është ankuar për Prizrenin, Klinën dhe Rahovecin.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i PDK-së, Blerdan Stavileci.

“Për tri komunat kemi dërguar ankesë në Gjykatën Supreme, pra për Prizrenin, Rahovecin dhe Klinën”, ka thënë Stavileci.

Supremja i ka 72 orë në dispozicion për të marrë vendim për këto ankesa.

12/10/2017 12:26

Anëtari i Kryesisë së PDK-së: Klanin M. do t’i zë gjaku i Astritit Deharit, Mon Balajat