Lajme

PDK-ja bën homazhe në Prekaz

02/17/2020 09:59
nga:Norë Kelmendi

Partia Demokratike e Kosovës, ka bërë homazhe pranë varrit të legjendarit, Adem Jasharit si dhe familjes së tij.

Këtë e ka bërë të ditur, ish-zëvendëskryeministri I Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në “facebook”.

Postimi i plotë

Sot në Prekaz, në pikënisjen e lirisë dhe pavarësisë, kujtuam heroizmin e Adem Jasharit dhe familjes së tij. Vepra e tyre jetësoi kthesën historike, që Kosova të arrinte këtë ditë që ne sot po e festojmë, Ditën e Pavarësisë.

Sakrifica e familjes Jashari është treguesi më i mirë se populli i Kosovës e çmon lirinë. Lavdi e përjetshme për ta dhe për të gjitha familjet që dhanë më të dashurit e tyre që ne sot ta jetojmë lirinë dhe ta gëzojmë gjithmonë shtetin tonë.

Sot në Prekaz, në pikënisjen e lirisë dhe pavarësisë, kujtuam heroizmin e Adem Jasharit dhe familjes së tij. Vepra e…

Publiée par Enver Hoxhaj sur Lundi 17 février 2020

07/13/2020 13:55

Del pozitiv me koronavirus zyrtari i lartë i PDK-së