Lajme

PDK i shpall haptas ‘luftë’ Bekim Jasharit, thonë se ai nuk punon për qytetarët

10/11/2018 18:35
nga:Q F

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku i ftuar në Frontal në T7, ka thënë se Bekim Jashari kryetari aktual i Skenderajt nuk ka vullnet për të punuar për qytetarët.

Përkundër mungesës së gatishmërisë së tij për punë Lushtaku thotë se ai si deputet i Kuvendit të Kosovës ka dërguar disa projekte në këtë Komunë.
Duke folur për mungesën e angazhimit të Jasharit, ai ka thënë se mund të zhgënjehen edhe votuesit e PDK-së të cilët e mbështetën Jasharin për të parin e Skenderajt.

Më tej ai konsideron se mungesa e angazhimit mund të dëmtojë edhe vetë Partinë Demokratike të Kosovës.