Lajme

PDK e Vetëvendosje bëhen bashkë, nuk e votojnë ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare!

06/23/2020 10:36
nga:N.K

Ka filluar vazhdimi i seancës së kaluar  plenare e në të cilën kanë mbetur për të ratifikuar disa marrëveshje ndërkombëtare në mes të Kosovës dhe institucioneve ndërkombëtare.

Hekuran Murati në emër të grupit parlamentar të Vetëvendosjes ka thënë se partia e tij nuk do të marrë pjesë në votimin e ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar.

Kjo pasi që sipas tij, kjo qeveri është ilegale dhe rrjedhimisht ka bërë që në mes të pandemisë të shkarkohet qeveria Kurti.

Andaj nuk do të mund të japin votën e tyre pro ratifikimit të kësaj marrëveshje.

Poashtu edhe nga Partia Demokratike e Kosovës, shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Memli Krasniqi ka thënë se PDK-ja nuk i voton këto marrëveshje.

Drejtpërdrejt nga Kuvendi i Kosovës, ku po diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi

Publiée par GazetaBlic sur Mardi 23 juin 2020

08/14/2020 00:41

“Prognoza” e analistit politik: Nëse i konfirmohet aktakuza Kadri Veselit, “lufta” në PDK për kreun e partisë do të jetë ndërmjet Uran Ismajlit e Enver Hoxhajt