Lajme

PDK e PD me marrëveshje për balotazh në Vushtrri

11/06/2017 19:37
nga:D.I

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Vushtrri, Kurtan Kajtazi dhe kryetari i degës së Partisë së Drejtësisë në Vushtrri, Eroll Venhari, kanë nënshkruar sot marrëveshjen bashkëpunimi për ta mbështetur kandidatin për kryetar të Komunës së Vushtrrisë Ferit Idirzin, njofton Klan Kosova.

Kjo marrëveshje koalicioni ndërmjet PDK-së dhe PD-së bazohet në programin qeverisës të kandidatit të PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, thuhet në njoftimin për media.

“Me këtë marrëveshje PD zotohet se do të bëjë mobilizimin e përgjithshëm të strukturave partiake, duke siguruar mbështetje maksimale për kandidatin për kryetar të Vushtrrisë Ferit Idrizin”.

11/20/2017 18:04

Ismaili: Do të fitojmë në Prizren!