Lajme

PDK ‘dridhë’ Qeverinë, nis “fushatën elektorale”: Kadri Veseli do të jetë kandidati për kryeministër

04/24/2019 00:26
nga:Gazeta Blic

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismajli ka theksuar se kjo parti do ta nominoj Kadri Veselin për kryeministër.

“PDK do ta ketë kryeministrin e ardhshëm, e ai do të jetë Kadri Veseli”, tha ai në emisionin Interaktiv të KTV—së, raporton Gazeta Blic.

Ai tha se PDK do të dalë e para në zgjedhjet e ardhshme, ndonëse nuk ka dashur të flas se kur mund të mbahen ato.

“Kurdo që mbahen zgjedhjet, PDK do të dalë fituese e zgjedhjeve dhe do ta ketë kryeministrin”, tha ai.

Ai ka folur edhe migrimet nga Kosova, drejt Gjermanisë.

“Gjermania po thithë trurin e të gjitha vendeve evropiane, pra jo vetëm nga vendi ynë”, shtoi ai, raporton Gazeta Blic.