Lajme

PDK drejt përçarjes e fraksionit, shkak dallimet mes Veselit e Thaçit?

10/03/2018 12:25
nga:Gazeta Blic

Zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike të Kosovës po cilësohen si pika të cilat e dërgojnë këtë parti drejtë ndarjes e përçarjes. Kështu ka thënë për “Gazeta Blic”, njohësi i çështjeve politike në vend, Ramush Tahiri.

Sipas tij tashmë dallimet ndërmjet Kadri Veselit, kryetarit të PDK dhe Hashim Thaçit ish- lider të PDK dhe President i Republikës së Kosovës janë bërë publike për disa çështje madhore siç janë çështja e dialgout Kosovë- Serbi si dhe disa çështje praktike si ishte vizita e Presidentit në Liqenin e Ujmanit.

“Duket është fillim i procesit të reformave të thella në PDK që mund të qojnë në largimin e disa kuadrove të deritashme të kësaj partie dhe që mund të qojë në fraksione apo edhe në përçarje apo ndarje të Partisë Demokratike të Kosovës”, ka deklaruar ai.

Analisti e krahason gjendjen momentale të PDK-së me atë të LDK-së që ndodhi menjëherë pas vdekjes së Ibrahim Rugovës.

Ai ka ngritur pikëpyetjen se Thaçi e Veseli ndoshta edhe do të kalojnë në atë që kaloi Fatmir Sejdiu e Nexhat Daci.

“ A do të përsëritet në PDK gjendjen nëpër të cilën kaloi LDK pas vdekjes së liderit të saj Ibrahim Rugova në përçarjen që pasoi ndërmjet Fatmir Sejdiut dhe kryetarit të Kuvendit Nexhat Daci në të ashtuquajturin, test demokratik”, ka thënë ai.

Dorëheqjet apo largimet e ministrave nga radhët e kësaj partie sipas tij paraqesin rrezik për Partinë e Veselit.

“Duket se ministrat e dorëhequr tash po kthehen, me rrezikun që më vonë të shkarkohen varësisht prej rrjedhës së ngjarjeve brenda PDK”, tha ai.

Sipas tij mbetet të shihet nëse Thaçi do të japë dorëheqje nga posti i presidentit.

“Mbetet pikëpyetje e madhe a do të jep dorëheqje Hashim Thaçi nga funksioni i Presidentit të Kosovës, për të prodhuar krizë institucionale dhe zgjedhje ashtu si bëri më herët Fatmir Sejdiu, nëse po e sheh se po e humbë përkrahjen e kryetarit Veseli dhe të udhëheqjes së PDK”, ka thënë Tahiri për Gazeta Blic.

Tutje ai ka thënë se edhe kriza politike po thellohet edhe me iniciativën e opozitës për rrëzimin e qeverisë.

“Kriza po thellohet edhe me nisjen e mbledhjes së nënshkrimeve për rrëzimin e Qeverisë së kryeministrit Ramush Haradinaj, që edhe mund të ketë sukses nëse nuk pengohet nga deputetët që dëshirojnë ta qojnë deri në fund mandatin e tyre, të vetëdijshëm se nuk do të jenë më në listën e partive të tyre për deputetë, për shkak të mos angazhimit të mjaftueshëm, për shkak të fraksioneve dhe humbjes së bazës votuese, apo për shkak të rreshtimeve brenda partiake”, u shpreh ai.

Ramush Tahiri

Theksojmë se në media u raportua që Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh udhëheqës i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka ndërprerë një vizitë të tij zyrtare në Britaninë e Madhe për shkak të veprimit që bëri Ministri Tahiri.

Veseli kishte shkuar atje të dielën. E kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka konfirmuar se Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri i ka ofruar dorëheqjen duke mos dhënë detajet se cila ka qenë arsyeja.

Haradinaj ka treguar se Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli i ka kërkuar atij që mos ta pranojë njëherë dorëheqjen e Tahirit. E gjatë ditës së djeshme në mbledhje me ministrat e partisë, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli tha se zhvillimet e fundit në parti janë një proces normal i reformave.

“PDK është në procesin e reformave dhe vendimmarrjes që janë në interes të qytetarëve.

Vendimmarrja do të jetë vetëm e PDK-së dhe jo individuale. Do respektojmë institucionet brenda partisë”, ka thënë Veseli.

Ai tha se ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka bërë një punë të madhe me reforma në drejtësi dhe ka thënë se vendimmarrja më tutje do të jetë e përbashkët, e partisë.Ndërsa, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, me të dalë nga zyrat e PDK-së ka folur për herë të parë pas raportimeve se ka ofruar dorëheqjen nga ky post.

Ai theksoi se gjatë ditës do ta bëjë publik vendimin përfundimtar.Ai as nuk e ka pohuar e as mohuar nëse largimi i tij nga kjo pozitë ka të bëjë me atë se e kishte shoqëruar presidentin, Hashim Thaçi gjatë vizitës të shtunës në Ujman.

/GazetaBlic/

Haradinaj: Abelard Tahiri është ende ministër

 

 

 

Kadri Veseli vendos për Abelard Tahirin!

/GazetaBlic

01/23/2019 17:40

Demhasaj: Taksa do të hiqet ndaj Serbisë, ky do të jetë efekti i saj për vendin. Marrëveshja nga dialogu e çon vendin në zgjedhje!