Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal ka shqyrtuar Rekomandimet e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere në lidhje me shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).
Anëtarët e komisionit nga opozita e kanë kundërshtuar shkarkimin e komisionit, duhet e quajtur vendim politik.
Nënkryetari i Komisionit, Mërgim Lushtaku ka thënë se shkarkimi nuk duhet të bëhet për çështje politike.
“Rekomandimi imi është që mos të iniciohet një shkarkim i tillë për arsye politike. Mbetet në kompetencën e deputetëve që të vendosim për një shkarkim të tillë. Mediumi i RTK-së ka ngecje të mëdha por të gjeturat nuk kanë qenë aq evidente për një shkarkim të tillë. Ka mangësi në RTK sidomos në raportimin lidhur me buxhetin. E shohim që ka vullnet për shkarkim, ne e dimë që këto po bëhen për çështje politike”, ka deklaruar Lushtaku.
Agim Veliu ka thënë se me zgjedhjen e bordit të ri po tentohet të kapet RTK-ja nga Vetëvendosje.
“Për mendimi tim nuk është bërë një vlerësim i duhur i Bordit. Ky rekomandim është tërësisht poltik me qëllim të kapjes së një mediumi që duhet të jetë i pavarur”.
“Rekomandimit e Komisionit nuk janë bindëse. Është tërësisht një veprim politik. Ju e keni shumicën mund ta bëni por për mua kjo formë është e papranueshme
Ai tha se bordi i ri do të zgjedhet vetëm nga një parti.
“Është dashur të bëhet një vlerësim për secilin. Do të jetë bord politik, një partiak, këtë mundësi e keni, këtë mund ta bëni”, ka thënë Veliu.
Kurse kryetarja e Komisionit, Doarsa Kica-Xhelili ka thënë rekomandimet e Komisionit për Buxhet japim mjaftë detaje dhe tregojnë që Bordi i RTK-së ka shkelur nenin 28 e 29 të Ligjit.