Lajme

PDK dhe AAK bëjnë koalicion paszgjedhor në këtë komunë

11/26/2021 16:55
nga:Gazeta Blic

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë arritur koalicion paszgjedhor në komunën e Kaçanikut.

Këto dy parti kanë lidhur marrëveshje për të udhëhequr me Kaçanikun në katër vitet e ardhshme.

Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi.

“Arrihet marrëveshja. Është arritur marrëveshja e koalicionit mes Partisë Demokratike të Kosovës- dega në Kaçanik dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Për katër vitet e ardhshme AAK në Kaçanik do të jetë pjesë e qeverisjes sime lokale. Në takimin që pata me përfaqësuesit e kësaj partie, uruam për unitet e bashkëpunim për realizimin e projekteve dhe nismave në të mirë të qytetarëve. Suksese”, thuhet në njoftimin e tij.

 

LDK në Prizren hyxhym e në pushtet, ‘intervenon’ Abdixhku – Blic sjell detaje ekskluzive