Lajme

‘PDK deklaroi se do ti votojë marrëveshjet ndërkombëtare’, Dreshaj: Një levizje e tillë për mua është e paqartë

05/15/2024 19:24
nga:Y I

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar gjatë ditës së sotme se do t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.

“PDK-ja do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare. Për neve, për mua si kandidat për kryeministër, prioritetet janë të qarta: fillimisht interesi i vendit, i partisë politike dhe në fund për neve si individ brenda partisë. Por mbi të gjitha interesi i qytetarëve të vendit”, ka thënë Hamza.Kosova është nën masa dhe janë qindra miliona euro të bllokuara si rezultat i moskoordinimit dhe mos bashkëpunimit me faktorët relevantë ndërkombëtar. Këtu kemi të bëjmë me dëmtim të reputacionit të vendit” ka deklaruar Hamza.

Në lidhje me këtë qëndrim të Partisë Demokratike (PDK) kanë folur për “Gazeta Blic” nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Deputeti i këtij subjekti politik, Shemsedin Dreshaj tha se një qëndrim i tillë është një lëvizje nga pozitat që kanë mbajtur deri tani.

Dreshaj tha se mbetet e paqartë arsye pse është bërë një lëvizje e tillë.

“Për mua kjo është levizje nga pozitat qe kan mbajtur deri tash. Arsya se pse është berë një levizje e tillë për mua është e paqartë” tha shkurt Dreshaj për “Gazeta Blic”.

Kjo lëvizje e PDK-së erdhi dy ditë pas takimit të kryeministrit Kurti me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

Kurti deklaroi pas takimit se janë diskutuar disa tema e me theks të veçantë agjenda legjislative.

“Që nga marsi i këtij viti nuk mund të themi që zgjedhjet janë çështje të viteve por të muajve…Jam i interesuar që të diskutojë se cilën stinë duhet të mbahet. Le ta bëjmë debatin ne kuadër të fushatës zgjedhore ndërkohë që jemi pajtuar se kur do të mbahen zgjedhjet. Duhet të diskutojmë me të gjitha subjektet politike dhe cila është data për të cilën do të pajtoheshim. Unë i kam ftuar që të gjitha partitë sonte e falënderoj udhëheqjen e PDK-së që i është përgjigjur pozitivisht. Për shpërndarjen e Kuvendit nevojiten 80 vota LVV-së nuk i ka por njëkohësisht që nuk do të preferoja shpërndarjen e kuvendit me 2 parti.. Është e rëndësishëm që të jemi sa më konsensus për datën dhe muajin e zgjedhjeve. Unë nuk mund ta përcaktoj datën e zgjedhjeve verë edhe po ta kisha mundësinë nuk do ishte në rregull që unë ta caktoj. Nuk shpërndahet kuvendi me shum8cë të thjeshtë nevojiten 80 deputetë ne nuk jemi opozita.. më lejoni që të shohim edhe pak diskutimin me dy partitë opozitare”, tha Kurti pas takimit raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

PDK-ja ia plotëson kushtin Kurtit, do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare

Kurti pas takimit me Krasniqin: Diskutuam edhe për zgjedhje, i interesuar ta dijë cila është stina e përshtatshme për mbajtjen e tyre