Lajme

PDK, dega në Rahovec: Smajl Latifi përdorë zyrën e Komunës për propagandë partiake

05/23/2019 09:13
nga:Gazeta Blic

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Rahovec, thonë se janë të shqetësuar pasi kryetari i Komunës, Smajl Latifi sipas tyre përdorë zyrën e tij për propaganda partiake.

“Partia Demokratike e Kosovës-Dega në Rahovec, shpreh shqetësimin e saj për mënyrën se si kryetari i komunës së Rahovecit, njëkohësisht kryetar i AAK-së në Rahovec, Smajl Latifi, përdor zyrat e institucioneve të Republikës së Kosovës, konkretisht zyrën e kryetarit të komunës, për të bërë aderime dhe propaganda partiake”.

“PDK veprimet e tilla i konsideron të papranueshme, njëkohësisht të dëmshme dhe të rrezikshme për zhvillimin e institucioneve në vendin tonë, sepse kjo zyre duhet të shërbejë për zgjedhjen e problemeve të qytetarëve pa dallime politike e partiake dhe jo të militantëve partiakë”, thuhet në komunikatën e dërguar nga kjo degë e partisë.