Lajme

PD shtyn protestën: Respektojmë Natën e Kadrit dhe Ditën e Fëmijëve

05/27/2019 12:54
nga:A. R.

Ndryshe nga sa ishte vendosur në përfundim të protestës së 25 majit, opozita e bashkuar ka vendosur që protestën e radhës zhvillojë jo më 31 maj, por në 2 qershor.

Ndryshimi i datës së protestës njoftohet se bëhet në respekt të Natës së Kadrit, e shtyrja më datë 2 bëhet edhe në respekt të Ditës së Fëmijëve.

“Nisur nga fakti që data 31 maj është Natë Kadri, në respekt të besimtarëve myslimanë dhe nisur nga fakti që data 1 qershor është dita e fëmijëve, protesta kombëtare do të mbahet me datë 2 qershor 2019, ora 19.00, përpara Kryeministrisë”, thuhet në njoftim./Tch/