Lajme

PD në Shqipëri proteston më 7 tetor: Paloka: Tubimi fillon nga kryeministria dhe më pas në të gjitha rrugët e Tiranës

09/29/2024 22:59
nga:G C

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka njoftuar se protesta e paralajmëruar do të zhvendoset në datën 7 tetor, ditën e hënë.

Edi Paloka njoftoi para demokratëve se thirrja për qytetarët është që të protestojnë duke nisur nga Kryeministria dhe më pas në të gjitha rrugët e kryeqytetit.

“Partia Demokratike më 7 tetor, në orën 18:00, fton qytetarët të bëhen bashkë në Tiranë të bashkohet kundër padrejtësive. Mos pajtimi me padrejtësinë dhe më të keqen, fillon nga Kryeministria dhe do të shtrihet në të gjithë rrugët e Tiranës”, tha Paloka.

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh në fjalën hapëse të Këshillit Kombëtar se demokratët do duhet të hidhen në sulm duke përdorur të gjitha mjetet e mosbindjes civile.

Kujtojmë se Këshilli Kombëtar i PD-së u mblodh sot, dy ditë pas dënimit me një vit burg të deputetit demokrat, Ervin Salianji, për kallëzim të rremë.

Salianji po vuan dënimin në bugun e Fierit, ndërsa demokratët e kanë cilësuar vendimin e Gjykatës së Apelit ndaj tij si një proces gjyqësor politik.