Një tjetër zhvillim në polemikën mes Napolit dhe Osimhenit. Pasi të martën përmes menaxherit të tij Roberto Calenda kërcënoi se do të merrte masa ligjore ndaj kampionëve italianë, për shkak të një videoje të publikuar në rrjetin social TikTok, sulmuesi nigerian fshiu të gjitha fotografitë në rrjetet sociale në të cilat shfaqej i veshur me fanellën e ekipit napolitan.
Publikimi është fshirë – por ka bërë bujë në mediat sociale tashmë, përcjell GazetaBlic Sport.
Pavarësisht polemikave, trajneri i Napolit, Rudi Garcia e thirri sulmuesin 24-vjeçar për ndeshjen e kësaj të mërkure kundër Udineses, duke llogaritur në të për xhiron e gjashtë të Serie A.
Ja lista:
? I convocati di #NapoliUdinese ?
? #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/bTIMDvlOHt
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) September 27, 2023