Sporti

Paulinho: Coutinho nuk do të pendohet nëse shkon tek Barcelona

12/27/2017 15:19
nga:E.A

Philippe Coutinho nuk do të pendohet për braktisjen e Liverpoolit për Barcelonën, nëse transferohet gjatë janarit, ka thënë bashkëkombësi i tij, Paulinho.

Liverpooli i hodhi poshtë të gjitha ofertat e Barçës gjatë afatit kalimtar veror, përkundër dëshirës së pangopur të brazilianit për të shkuar në “Camp Nou”, transmeton Express.

Megjithatë, skuadra katalane nuk e ka ndërmend të zmbrapset dhe do të bëjë ofertë për 25-vjeçarin edhe në janar, dhe Paulinho i ka bërë thirrje atij të mbahet fort dhe ta marrë vendimin e duhur nëse i vjen rasti të transferohet në Spanjë.

“Do ta këshilloja të rrijë i qetë, ta lërë anash ankthin. Kam kaluar nëpër periudhë të njëjtë sa isha në Kinë”, ka thënë Paulinho për Mundo Deportivo.

“Duhet të mendosh për vendimin që merr. Mendoj se nëse ai e ka mundësinë për të ardhur te ne, nuk do të pendohet kurrë”, shtoi ai.

12/09/2018 13:37

Suarez drejt largimit nga Barcelona