Sporti

Paul George zgjedh pesëshen më të mirë të të gjitha kohërave në NBA – nuk ka vend për Jordan

06/01/2020 09:33
nga:N S

George ka zgjedhur pesëshen më të mirë të të gjitha kohërave në NBA.

Anëtari i Los Angeles Clippers, Paul George, ka dhënë disa komente lidhur me lojtarët e tij më të preferuar në historinë e NBA.

Duke folur për emra të veçantë, PG ka zgjedhur edhe pesëshen me të mirë të të gjitha kohërave.

LeBron James, Kobe Bryant, Lary Bird, Kevin Garnett e Shaquille O’Neal, ishin emrat e përmendur, përcjell lajmi.net.

Ajo çfarë ka befasuar është mungesa e Michael Jordan në këtë pesëshe, por për zgjedhjen e tij, George ka bërë edhe komentet.

“E di se është befasi lënia e Jordan jashtë, por unë jam rritur me Kobe Bryant, për këtë arsye, Kobe qëndron në pozitën 2”, ka thënë George.

Paul George dhe skuadra e tij po vazhdojnë përgatitjet, me synimin për t’u rikthyer me formë sa më të mirë për pjesën e mbetur të sezonit.