Cool

Pastruesi i rrugëve hodhi mbeturina në hyrjen e një shtëpie (Video)

03/29/2018 17:00
nga:FL.B

Haroon Tariq ka mbetur i habitur, kur në hyrjen e shtëpisë së tij në Birmingham të Anglisë, gjeti grumbullin me mbeturina që nuk i kishte hedhur dikush prej familjarëve të tij.

Pasi ktheu filmimet e kamerës së sigurisë, 29-vjeçari pas se ato plehra ishin lënë nga pastruesi i rrugëve, që më pas është larguar me makinë.

“Mbase nuk ia ka zënë kamioni dhe vendosi t’i linte para derës sime. Më duhet të pres deri javën që vjen, për t’i larguar”, ka thënë Tariq.

Megjithëse është ankuar për ndodhinë e pazakontë, plehrat vazhdojnë t’i mbesin në hyrje dhe ende nuk është identifikuar punonjësi i papërgjegjshëm.

10/11/2019 20:58

Çka po ndodhë në duelin Çeki-Angli? Shënohet edhe goli i dytë