Lajme

Pasi u zgjodh kryetare e Kuvendit, Vjosa Osmani, Donika Gërvalla vjen me një mesazh

02/03/2020 19:37
nga:Gazeta Blic

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Donika Gërvalla e ka uruar zgjedhjen e Vjosa Osmanit në krye të Kuvendit.

Ajo ka shkruar në Facebook se Vjosa Osmani ishte burim i shpresës për Kosovën.

Reagimi i plotë i saj:

Dr. Vjosa Osmani, burim i shpresës në një vend me shpresë të shuar!
Shumë folën e u shanë e u lavdëruan sot në Kuvend.

Por personalitetin kryesor, i cili e bëri të mundur largimin e PAN-it nga Qeverisja sikur nuk e pamë.

Pse personaliteti kryesor? Sepse pa kandidaturën, personalitetin dhe autoritetin e saj, LDK-ja sot nuk do të ishte kurrfarë faktori vendimtar në formimin e qeverisë së parë në Kosovë, të çliruar nga PAN.

Sa më shumë që e luftojnë, aq shumë kemi për ta votuar, sa më shumë që përpiqen ta spostojnë në radhë të dytë, aq më shumë kemi për ta respektuar për qëndrimet e saj të urta dhe këmbëngulëse.

Vjosa Osmani mesazh qeverisë Kurti: Kuvendi do të mbikëqyrë rreptë punën e qeverisë suaj

06/26/2020 21:46

“Nuk është koha për foto restorantesh, por për dorëheqje!”