Showtime

Pasi u kap me drogë, lajmërohet vëllai i Alketa Vejsiut – uron moderatoren për prezantimin e Sanremos

01/14/2020 22:16
nga:L I

Moderatorja Alketa Vejsiu lajmëroi vetëm disa orë më parë në llogarinë e saj në Instagram se ëndrra e saj është bërë realitet, pasi shumë shpejt ajo do të prezantojë festivalin e njohur “Sanremo” në Itali.

Krahas saj do të jenë edhe emra të tjerë shumë të njohur dhe kjo është padyshim një arritje e madhe për Alketën.

Alketa Vejsiu do të prezantojë Festivalin e Sanremos në Itali

Gëzimit të saj i janë bashkuar edhe familjarët, konkretisht vëllai i Alketës.

Në postimin e saj në Instagram, vëllai, Endri Vejsiu, e ka përgëzuar moderatoren:

“Urime krenarime ime”- i shkruan ai, ndërsa Alketa ia ka kthyer vëllai të saj të vetëm:

“Të kam shpirt”.