Lajme

Pasi u ftua nga Gjykata Speciale, Komandant Remit i vjen një mbështetje!

12/07/2018 00:18
nga:Gazeta Blic

Pas lajmit që Gjykata Speciale e ka ftuar për intervistim ish- komandantin e UÇK-së, Rrustem Mustafa, atij i ka ardhur një mbështetje.

Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim, dhe ish – ministër i Diasporës, ka postuar një fotografi të vjeshtës së vitit 1998 në fshatin Llaashticë, ku shihet së bashku me deputetin Rrustem Mustafa nga PDK, apo komandant Remin asokohe. Si dhe me Agim Kuletën.

“Llapashticë, vjeshtë e vitit 1998. Gjithnjë krenar me luftën çlirimtare e UÇK-në. Nderim për këtë luftë dhe të rënët që janë themeli i lirisë sonë”, ka shkruar Murati.

Çka kishte thënë Remi për Gjykatën Speciale tri vjet më parë?