Showtime

Pasi tha se shitem për një milion euro, Fjolla Morina reagon sërish!

04/24/2019 12:29
nga:L I

Javën e kaluar Fjolla Morina ishte e ftuar në emisionin “Thumb”, tek Aulona dhe Fatma, shkruan GazetaBlic.

Këngëtarja u ngacmua nga gazetarja Fatma nëse do shitej për 500 mijë euro, dhe si me shaka Fjolla u shpreh se jo, por do e bënte një gjë të tillë për një milion euro.

E kjo deklaratë e këngëtares bëri bujë në media javën e kaluar, dhe tani ka reaguar sërish Fjolla.

Morina ka thënë se gjithçka ka qenë në formë shakaje, dhe jo ashtu siç e kanë bërë mediat.

Ndryshe, Fjolla Morina ka paralajmëruar projektin e ri “Si ta pranoj”, këngë kjo e cila do i dedikohet gjithë atyre që nuk janë më./GazetaBlic