Showtime

Pasi tha se do i hedh në gjyq, vjen reagimi nga stafi i “Thumb” për Besa Kokëdhimën

12/10/2019 11:48
nga:L I

Emisioni “Thumb On” drejtuar nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu akuzuan Besa Kokëdhimen për vjedhje të këngës që ishte pjesëmarrëse në Kënga Magjike, ani pse këngëtarja u tërhoq nga gara përshkak të tërmetit, shkruan GazetaBlic.

Besa Kokëdhima përmes një Story të publikuar tha se do t’i padis për këto shpifje.

Mirëpo, ditën e sotme ka reaguar vet televizioni “Ora News” ku dhe transmetohet ky emision, të cilët dhe kanë hequr videon nga kanali.

“Faleminderit. Një ndjesë do ishte veprim i këndshëm por dhe kaq ok”, ka shkruar këngëtarja.

Ndërsa vet moderatoret e emisionit deri tani nuk kanë bërë asnjë reagim lidhje me këtë gjë.

/GazetaBlic