Showtime

Pasi shkoi në Zvicër te vajza e tij, Loredana kërkon të bëhet bashkë me Mozzik?

05/23/2020 11:41
nga:L I

Ditën e djeshme Mozzik ka udhëtuar drejt Zvicrës për të takuar vajzën e tij, Hanën, shkruan GazetaBlic.

Reper madje dhe publikoi fotografi teksa po kalonte kohë me të.

Por, gjatë kohës sa ai ishte me vajzën, në anën tjetër Loredana publikonte vazhdimisht video duke kënduar një këngë e cila përputhet aq mirë me historinë e dashurisë me reperin.

“I miss you bad” titullohet kënga e cila flet për mungesën pas ndarjes nga tradhëtitë dhe kërkesën për një nisje të re.

Ndërkohë, dy javë më parë reperi u shpreh se ribashkimi me Loredanën nuk do të ndodhë kurrë.

/GazetaBlic