Sporti

Pasi s’arriti të bëhet kampion, Ismet Munishi tani luan rolin e filozofit – Falenderon klubin e tij dhe thumbon kundërshtarët

07/26/2020 15:42
nga:M K

Premtonte vazhdimisht se do t’i fitonte të dy trofetë me Ballkanin, ani pse për njërin prej tyre edhe më tutje është në lojë.

Ismet Munishi humbi gjasat për titull javën e kaluar, kur barazoi me Gjilanin 2-2, me ç’rast edhe ndihmoi ish-skuadrën e tij, Dritën, që të shpallet kampione, skuadrës së cilës pikërisht Munishi i kishte premtuar se do ta bënte kampione, por që nuk ia arriti dot, përcjell GazetaBlic.

Gjithsesi, Ballkani tregoi lojëra të mira këtë edicion, ndërsa në mesjavë nuk pati edhe fat. Përkundër ndeshjes ndoshta më të mirë të sezonit, Gjilani shënoi tre minuta para fundit, për t’u mbyllur ndeshja me barazim, barazim ky që i shpalli fitues djelmoshat e Ardian Nuhiut.

Para pak çastesh ndërkaq, Munishi, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” u tregua goxha filozof, duke thumbuar kundërshtarët me disa thënie, ani pse nuk dihet se kush po ëndërron, Munishi apo ata. Ai vazhdoi tutje, duke paralajmëruar kundërshtarët se do të vazhdojnë edhe në edicionin e ardhshëm me këtë tempo, ku edhe do të synojnë trofe.

“Sot është ndeshja e fundit e sezonit fantastik që pata me Fc Ballkanin. E falemderoj Presidentin Arsim Kabashi per besimin dhe bashkpunimin fantastik qe patem gjatë ketij viti. Kryetarin e Komunes se Suharekes Bali Muharremaj njeri fantastik dhe mik i imi.

Bashkpuntoret Agim Maliqin Ardian Bashen dhe Fuat Shabanin ( Furra ). Doktoret Kastriotin dhe Krenarin për punën e tyre të pa lodhshme gjatë këti viti. Ekonomin Meritonin Drejtoret e klubit të gjithë. Xhebrailat i falemderoj me Liderin e tyre Korab Elshani.

Qytetaret e Suharekes për rrespektin dhe mbeshtetjen maksimale. Gruan time Flutra Hoxha Munishi për përkrahje të pa imagjinueshme.

Dhe natyrishtë futbollistët e mi me Kapitenin Visar Berishën ne krye , te cilet e dhanë 200 % qe ne të jemi skudra me fantastike e kampionatit , ju dua shumë.

Paralajmërimi i tij për kundërshtarët: “Ni mesazh për ekipet e super liges ( Nese ëndërroni se na keni mundur , zgjohuni nga gjumi dhe kërkoni falje ), lufta vazhdo”, ka shkruar tutje Munishi.

Sot është ndeshja e fundit e sezonit fantastik që pata me Fc Ballkanin .E falemderoj Presidentin Arsim Kabashi per…

Publiée par Ismet Munishi sur Dimanche 26 juillet 2020

/GazetaBlic/

08/17/2020 09:36

Edhe Munishi tallet me Barcelonën: As Ballkani nuk i kishte pësuar 8 gola