Lajme

Pasi që Haradinaj i quajti gazetarët “zagarë” reagon Rrjeti Global për Lirinë e Mediave

09/09/2020 13:04
nga:Sh Xh

Ndaj deklaratës së kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili i quajti “zagarë” gazetarët që raportuan nga Uashingtoni, ka reaguar edhe rrjeti global i lirisë së mediave.

Kjo organizatë me anë të një postimi në Twitter, ka dënuar këtë gjuhën denigruese të ish-kryeministrit Haradinaj, shkruan lajmi.net.

“IPI i bashkohet AGK-së në dënimin e gjuhës denigruese e përdorur për të sulmuar gazetarët kritik nga ish-kryeministri Haradinaj. Gjatë një debate, ai i quajti gazetarët “zagarë” dhe “mercenarë””, thuhet në reagim.

“Kur më kanë thënë mua që ty do të sulmojnë mi kanë lëshuar menjëherë zagarët në shpinë, zagarët janë shumë gazetarë mercenarë që me një kaçik të sulmojnë. Menjëherë më kanë sulmuar, në sekond sikur kam kundërshtuar për Ujmanin, shihni prononcimet e gazetarëve tanë në Kosovë që kanë shkuar atje, gazetarët serbë nuk bëjnë kështu. Gazetarët serbë, e mbrojnë Vuçiqin. Gazetarët që kanë qenë në Washington, shihi statuset…”, kishte thënë ndër të tjera Haradinaj.

04/21/2020 17:44

Gazetarët po rrezikojnë shëndetin e tyre në konferencat e institucioneve!