Showtime

Pasi humbi bashkëshortin dhe vajzën, kjo është gjendja e Vanessa Bryant

01/29/2020 19:14
nga:L I

Datën e 26 janarit, mëngjesin e së dielës, basketbollisti Kobe Bryant, vajza e tij 11 vjeçare, Gianna dhe shtatë persona tjerë humbën jetën pas një përplasje me helikopter, përcjellë GazetaBlic.

Deri tani një faktor i cili po cilësohet si kyç në rrëzimin është moti i keq, pasi thuhet se atë ditë ka qenë mjegull, gjë që ka shkaktuar përplasjen e helikopterit.

Kobe Bryant ka lënë pas vetes bashkëshorten e tij dhe tri vajzat tjera, Natalia, Bianka, Capri Kobe.

Vanessa Bryant është ende duke luftuar për të pranuar humbjen e burrit dhe vajzës së saj në rrëzimin tragjik të helikopterit në Calabasas.

“Është një periudhë jashtëzakonisht e vështirë dhe shkatërruese për Vanessa dhe tërë familjen”, i tha një mik i familjes revistës PEOPLE.

Një tjetër burim ka thënë për revistën se Vanessa është e shkatërruar.

“Vanesa është e shkatërruar. Mezi e mban veten. Ajo nuk mund të përfundojë një fjali pa qarë. Por, po lufton fort që ta mbajë veten për vajzat. Ajo duhet të jetë shumë e fortë në këto momente. Vanesa është e rrethuar nga njerëzit e dashur. Është moment i vështirë për Vanesën dhe të gjithë familjen”, përfundoi ky burim.

/GazetaBlic

Mandatory Credit: Photo by Matt Baron/REX/Shutterstock (10112926od)
Vanessa Laine and Kobe Bryant
Vanity Fair Oscar Party, Arrivals, Los Angeles, USA – 24 Feb 2019