Showtime

Pasardhësit e Meghan Markle dhe Princ Harry nuk do marrin titullin mbretëror

04/20/2019 21:03
nga:Ideal

Fëmijët e Meghan Markle dhe Princ Harryt nuk do marrin automatikisht titujt mbretërorë.

Ndaj, edhe çifti nuk do thirren ‘Lartësia juaj’ por do marrin titujt ‘Zotëri’ ose ‘Zonjë’.

Duka i Sussex raportohet se mund të ndjekë shembullin e hallës së tij, Princeshës Anne, fëmijët e së cilës nuk kanë tituj mbretëror.

Është e vështirë të imagjinohet refuzimi i titullit mbretëror. Por Princi Harry dhe Meghan Markle, mund ta bëjnë këtë për fëmijën e tyre të parë.

Sipas një letre të lënë nga mbretit George V në vitin 1917, vetëm djali i madh, i djalit më të madh të Princit të Uellsit (dmth. Princi George) ka të drejtën e titullit.

Asnjë nip ose mbesë tjetër i Princit të Uellsit.

Por në dhjetor 2012 mbretëresha lëshoi një urdhër të ri, ku thuhej se të gjithë fëmijët e William dhe Kate, dhe jo vetëm Princi George, do marrin titullin dhe do të quhen Princ dhe Princeshë.

Rregulli nuk aplikohet për fëmijët e Princ Harryt dhe për këtë arsye nëse lind djalë do quhet Earl Dumbarton dhe nëse është vajzë do quhet ‘Zonjë’.

Ndoshta mbretëresha mund të bëjë një njoftim të ri për fëmijën e Princ Harry