Mesfushori i Kroacisë, Mario Pasalic tha për mediet pas barazimit 2-2 ndaj Shqipërisë se sot humbën dy pikë.
Ai theksoi se Shqipëria nuk u ndal dhe e uron për këtë fakt, ndërsa shton se kjo ndeshje ishte një turp për skuadrën e Kroacisë.
“Fatkeqësisht humbëm 2 pikë. Ndeshja nuk nisi ashtu siç donim, kaluam në disavantazh menjëherë, por në pjesën e dytë me zëvendësimet u rikthyem në lojë. Urime Shqipërisë që nuk u ndal, turp për ne. Duhet ta pranojmë këtë barazim dhe të shikojmë të bëjmë mirë në ndeshjen e fundit sepse kemi një shans ndaj Italisë”-deklaroi Pasalic.