Bajram Bytyqi nga Prizreni u plaçkit nga dy persona përderisa po i transportonte ata me taksi gjatë mbrëmjes të së martës.
Tek rruga “Ekrem Rexha” ai thotë se ata e goditën dhe i shkaktuan lëndime trupore.
Hajnat ia morën 60 euro dhe telefonin mobil. Por sipas 70-vjeçarit, ato nuk janë kushedi se çfarë dëmi, krahasuar me tronditjen që ai thotë se e pësoi.
Në polici deklaruan se nuk i kanë gjetur keqbërësit, por se po e hetojnë rastin.