Showtime

Pas videos intime që iu publikua, a po vazhdon lidhja e dashurisë së Feros me modelen Arbenita Ismajli?

01/25/2020 09:50
nga:L I

Fero dhe Arbenita ka vite që janë në lidhje dashurie, pavarësisht krizave që çifti ka pasur në lidhje, shkruan GazetaBlic.

Emri i Arbenitës u lakua shumë në mediat rozë gjatë javës së kaluar duke qenë se iu publikua një video nga e kaluara ku modelja shfaqej duke u puthur tashmë me ish të dashurin e saj.

Madje modelja shkroi se do t’i ndjek rrugët ligjore për ata që e publikuan videon.

Reagon sërish Arbenita: Fajëson ish të dashurin për videon e publikuar

Mirëpo, përkundër kësaj çifti Fero-Arbenita vazhdojnë ende lidhjen e tyre të dashurisë.

Ka qenë Fero ai i cili ka publikuar pamje me të dashurën e tij, ndërsa shfaqet përkrah saj.

“Dashuria ime e përjetshme”, shkruan ai në fotografinë e publikuar.

Sa i përket projekteve në muzikë, Fero është duke përgatitur albumin e tij në Gjermani, ndërsa vetëm pak ditë më parë ai lansoi projektin e tij “Marijuana”.

/GazetaBlic