Lajme

Pas video-skandalit, sot mbahet seanca gjyqësore e Princ Lekës dhe Elia Zaharisë

03/18/2024 11:44
nga:G B

Këtë të hënë do të mbahet seanca dëgjimore për zgjidhjen e martesës mes Princ Leka dhe aktores Elia Zaharia.

Procesi i divorcit të çiftit është shoqëruar me bujë të madhe.

Pas një sherri të dhunshëm që agravoi dhe në përplasje fizike, Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë urdhër mbrojtje për njeri-tjetrin.

Kujtojmë se, Princ Leka dhe Elia Zaharia konfirmuan divorcin në fillim të janarit, pas 7 vitesh martesë duke rrëzuar kështu idealin që kishin ngritur te një pjesë e mirë e shqiptarëve, se çifti perfekt ekziston.

Çifti u fejua në Paris në vitin 2010 dhe Elia ka rrëfyer gjatë një interviste se njohja me princin ka qenë arsyeja kryesore pse ajo është rikthyer në Shqipëri.

Në vitin 2016 Elia dhe Pirnc Leka u martuan në një ceremoni që mori vëmendjen e gjithë vendit dhe jo vetëm.

Katër vite më vonë erdhi në jetë bekimi i parë dhe duket se i vetëm për çiftin, vajza e tyre Geraldina./vizionplus.tv