Lajme

Pas vezëve, AAK paralajmëron aksionin e radhës kundër Qeverisë

02/23/2020 22:52
nga:Gazeta Blic

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vazhdon kundërshtimin kundër heqjes së taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Pasi disa aktivistë të këtij subjekti hodhën me vezë zëvendëskryeministrin Avdullah Hoti, tani AAK paralajmëron dicka tjetër.

Të rinjtë e kësaj partie do të organizojnë një aksion para Qeverisë së Kosovës nesër.

Këtë e ka bërë të ditur Aleanca e të Rinjëve të Kosovës në një komunikatë për medie.

Aksioni do të mbahet në ora 12:00 para ndërtesës së Qeverisë.

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, kishte vendosur taksën 100% në vitin 2018 si kundërpërgjigje ndaj fushatës së Serbisë për mos pranimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Kryeministri i tanishëm, Albin Kurti, ka premtuar që taksa do të hiqet dhe në vend të saj do të vihet reciprociteti i plotë me Serbinë.

Presioni ndërkombëtar, sidomos i amerikanëve, ka qenë më i theksuar kohëve të fundit ëpr largimin e taksës në mënyrë që dialogu me Serbinë të vazhdojë.

Sulmohet me vezë zëvendëskryeministri Avdullah Hoti

10/01/2020 18:39

AAK nuk tërhiqet për asnjë “milimetër”: Posti i presidentit është i panegociueshëm