Lajme

Pas veprimeve që Policia e Kosovës bëri ndaj aktivistëve të VV-së, vjen reagimi i partisë

08/17/2018 12:43
nga:Gazeta Blic

Lëvizja Vetëvendosje njofton se Policia e Kosovës arrestoi 8 aktivistë të saj, ndër ta edhe një deputete të Kuvendit të Kosovës.

“Para pak çastesh Policia e Kosovës arrestoi 8 aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ndër ta dhe një deputete të Kuvendit të Kosovës, teksa po zhvillonin aksion simbolik pranë Stacionit të Policisë në lidhje me neglizhencën e institucioneve të Republikës së Kosovës për dhunën ndaj grave”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Sipas Vetëvendosjes të arrestuar janë :Saranda Bogujevci, Rinë Zhitia, Diellëz Arifi, Elona Kurti, Arta Berisha,Çlirim Gërbeshi,Atdhe Arifi dhe Patrik Domi.

12/04/2019 17:10

Një delegacion i BE-së takohen me Kurtin, interesohen për rrjedhën e bisedimeve me LDK-në