Zëdhënësi për medie nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar se sot do të filloj procesi i rinumërimit, shkruan GazetaBlic.
Elezi i tha GazetësBlic se në ora 16:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) do të filloj procesi i rinumërimit të vendvotimeve pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
“Ju njoftoj se sot (e mërkurë, 13 nëntor, ora 16:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon procesi i rinumërimit të vendvotimeve pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa”, tha Elezi.
Sipas vendimit të fundit të PZAP-së janë 1472 vendvotime që do të rinumërohen.