Lajme

Pas tollovisë te salla ‘1Tetori’, reagon Haradinaj: Mos i trajtoni kështu qytetarët!

05/14/2021 11:23
nga:Gazeta Blic

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas tollovisë së krijuar te salla ‘1 Tetori’ ku shumë qytetarë kryesisht të moshuar presin për marrjen e vaksinës anti-Covid.

Haradinaj ka thënë se këto pamje prekin ndërgjegjen e secilit, ndërsa i ka bërë thirrje Qeverisë që të reflektojë dhe mos t’i trajtojë kështu qytetarët.

“Këto pamje na thërrasin të gjithëve për reflektim. Këto pamje prekin ndërgjegjen e secilit. Ju lutem mos i trajtoni kështu qytetarët e Kosovës! Reflektoni!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Bekim Haxhiu: Vaksinim apo infektim, ç’ka po ndodh te “1 Tetori” në Prishtinë?