Showtime

Pas tërmetit, edhe Festivali i Këngës rrezikon shtyrjen?

12/03/2019 12:13
nga:Natyra

Tragjedia e shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit padyshim ka tronditur çdo shqiptar brenda dhe jashtë vendit.

Kjo është reflektuar jo vetëm në jetën e përditshme, por edhe në ngjarjet e rëndësishme kulturore e festive që priten të zhvillohen këtë periudhë festash, shkruan lajmi.net.

Një nga eventet e rëndësishme kulturore në vend që pritet të mbahet në fund të vitit është edhe Festivali i Këngës, i cili fillimisht u konfirmua që do të mbahej në data 19, 20 dhe 22 dhjetor nën drejtimin e Alketa Vejsiut dhe Vera Grabockës.

Mirëpo, ngjarja që preku Shqipërinë ka bërë që drejtuesit e RTSH-së të mendojnë një datë shtyerjeje për Festivalin, kryesisht në data 22, 23 dhe 25 Janar për shkak të ngjarjeve të fundit të ndodhur në Shqipëri në shenjë solidariteti!

Burime pranë Radiotelevizionit Shqiptar tregojnë se kjo gjë ka mbetur në duart e drejtuesve të lartë të këtij institucioni dhe akoma nuk i është komunikuar stafit të produksionit. Një njoftim zyrtar nga RTSH-ja nuk është bërë akoma i ditur, por pritet të komunikohet brenda një periudhe të shkurtër kohe.