Lajme

Pas takimit me Osmanin e shefin e AKI-së, Ramush Haradinaj mbledh kryesinë e partisë

09/27/2023 14:38
nga:N M

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se lideri i saj Ramush Haradinaj do të mbledh kryesinë e këtij subjekti politik ku do të jetë në rend dite vetëm një pikë, raporton Gazeta Blic.

Situata e sigurisë në vend është pika e vetme e këtij takimi thuhet në një njoftim nga ky subjekt opozitar.

Njoftimi i plotë:

Sot, më datë 27 shtator, ora 18:00, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban mbledhje të kryesisë, me një pikë të vetme në rend dite, ajo për situatën e sigurisë në vend. Pas përfundimit mbledhjes, në ora 19:00 kryetari Ramush Haradinaj do t’i adresohet mediave.

BE-ja për sulmet në veri: Presim të përfundohen të gjitha hetimet para se të dalim më një përfundim