Lajme

Pas takimit me MASHT-in flet Rrahman Jashari, tregon se si do të veprojnë tutje SBASHK-u

01/15/2019 17:34
nga:A. R.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka përsëritur se greva në arsim do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre. Që parasheh rritjen e koeficientit 30% nga çerdhet e deri në universitet.

Jashari tha për “Gazeta Blic”, se sot kanë zhvilluar dy takime mirëpo nuk kanë arritur asnjë marrëveshje që greva në arsim të ndërpritet.

“Sot kemi pasur dy takimi, njërin me koordinatorin nacional të kryeministrit Nacional të kryeministrit, Ramush Haradinaj, Besnik Tahirin dhe me ministrin e Arsimit Shqyri Bytyqi. Kanë ardh këtu dhe kanë deklaruar që janë duke punuar në përmirësimin e koeficienteve, mirëpo nuk kanë pasur diçka konkrete , dhe unë kam përsëritur qëndrimin e Këshillit Drejtues se greva do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave tona. Në ngritjen e koeficientit duke filluar nga çerdhet në universitet 30% për qind”, ka thënë Jashari për Gazeta Blic.

Ai tha, që edhe në takimin që kanë zhvilluar me Komisionin Parlamentar për Arsim, deputetet e të gjitha subjekteve politike kanë shprehur shqetësimin për situatën e krijuar.

“Po ashtu kemi pasur edhe një takim me komisionin parlamentar për arsim, ku ishin deputetët e të gjitha partive politike edhe ata janë shprehur të shqetësuar për situatën e krijuar. Ata janë deklaruar se në subjektet politike do të angazhohen që koeficientet të përmirësohen dhe të gjithë po e konsiderojnë legjitime kërkesën tonë për koeficientet dhe po pajtohen me projektligjin për pagën dhe në tërësi sistemi arsimor në Kosovë është në nivel të ulët, i nënçmuar dhe i degraduar, pra greva vazhdon”, tha ai.

SBASHK-u ka filluar grevën në të gjitha shkollat në Kosovë që nga 14 janari./Gazeta Blic./

 

08/27/2019 11:38

SBAShK: Viti i ri shkollor fillon me grevë