Lajme

Pas sulmit nga Ramush Haradinaj, dikush nga PDK ka guxim ta mbrojë Blerim Rexhën!

03/08/2018 13:47
nga:Gazeta Blic

Pas akuzave që dje ia bëri kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, zyrtarit të PDK-së, dhe njëherit ish- kryetarit të Bordit të Agjencisë për Akreditim, Blerim Rexha, dikush nga partia e Veselit sot ka marrë guximin që ta mbrojë Rexhën.

Është ish- zëvendësministri i Brendshëm, Nehat Mustafa, ai i cili në përmes një shënimi në Facebook i ka dalë në mbrojtje Rexhës.

Për më shumë, ndiqeni të plotë shënimin e tij:

Në përkrahje të Prof.dr.Blerim Rexha

Dje, nga foltorja e Kuvendit të Kosovës u sulmua, etiketua e u akuzua pamëshirshëm Prof.dr.Blerim Rexha, ish kryetar i Bordit tē Agjencisë së Kosovës për Akreditim.
Në këtë rast , mjerimi nuk qëndron tek akuzat e fyerjet e Kryeministrit Haradinaj. Kjo edhe është pritur, sepse Haradinaj nuk do të zgjidhte metoda e veprime për ta përligjur një vendim të gabuar, e i cili rezultoi me pasoja për arsimin e lartë dhe kredibilitetin e institucioneve që duhet të ishin të pavarura.
Për mendimin tim, mjerimi qëndron tek pjesa më e madhe e deputetëve të kuvendit , të cilët si qyqar dëgjonin e me heshtjen e tyre edhe miratonin këto akuza e etiketime në adresë të Blerim Rexhës.

E kuptoj që politika ka rregullat dhe matematikat e veta, por jo çdo herë duhet bërë “amin”. Deputetë duhet të tregojnë kurajo e të mbrojnë të vërtetën kur ajo shtrembërohet. Fatkeqësisht, pjesa më e madhe e tyre janë shëndërruar në makina votimi. 
Blerim Rexha, jam i bindur që të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, e veçanërisht ata të PDK të njohin shumë mirë dhe e dijnë saktësisht që akuzat dhe etiketimet tendencioze e plot vrerë të kryeministrit nuk janë të vërteta. Heshtja e tyre përballë kësaj tendence linqimi për Ty le të mbetet në ndërgjjen e tyre.

Një heshtje të tillë turpëruese e kam përjetuar edhe vet para një viti, kur isha i pari që hapa temën e diskutimit të mundësisë së prezencës së krimit dhe korrupcionit në një institucion të rëndësishëm, e i cili pothuaj sa nuk e kishte shpallur vehten të shenjët. Nuk u dëshpërova, dhe pa kaluar as një vit, koha më dha të drejtë dhe se sot për ato gjëra po flasin edhe ata që turpërisht heshtnin para një viti.

E kuptoj që mbase edhe ndjeheni i dëshpëruar, sepse në vend të mirënjohjes për punën e madhe dhe të suksesshme, ju ndodhi e kundërta. 
Përkrahja nga intelektualët dhe bota akademike është mirënjohja më e madhe për Ju. Ti je fituesi moral i kësaj disfate kolektive si shtet!

Ps: Jam shumë i bindur që Kryeministri Haradinaj tanimë e ka kuptuar gabimin që ka bërë. Por, duke njohur karakterin e tij të “fortë” e ka shumë të vështirë që ta pranojë. Prandaj, tani është momenti që këshilltarët dhe miqtë e tij tē vërtetë ta këshillojnë që ta pranoj publikisht gabimin e bërë dhe të rivendosen kontaktet me EQAR. Ky veprim nuk do ta zvoglonte figurën e tij, përkundrazi.
Nē krejt këtë situatë, nuk duhet ngarkuar me mëkate ministrin e arsimit Shyqeri Bytyqi, sepse të gjithë e kuptojmë që fuqia e tij për të vepruar është minimale.
#me#prof#dr#blerim#rexha

06/17/2018 02:01

Vdes babai i Kryeministrit Ramush Haradinaj