Lajme

Pas sulmit me vezë ndaj Avdullah Hotit reagon Tërmkolli: Mund të na vritni po të duani, por mendimin nuk mund të na ndërroni

02/22/2020 16:32
nga:Gazeta Blic

Pas sulmi me vezë ndaj zëvendëskryeministrir Avdullah Hoti nga aktivistë të AAK-së, ka reaguar edhe zyrtarja e LDK-së, Melihate Tërmkolli.

Sipas saj, taksa është interes i qeveritarëve të kalur, raporton Gazeta Blic.

“Mund të na vritni po të duani, por mendimin nuk mund të na ndërroni”, ka shkruar ajo.

Reagim i plotë:

Sulmi i sotëm ndaj Zëvendës/ Kryeministrit z. Avdullah Hoti është një akt i rëndë që duhet ndjekur nga institucionet përkatëse.

Taksa tashmë është veç interes personal i qeveritarëve të kaluar.

LDK do të rindërtojë fuqishëm raportet me SHBA dhe gjithë botën perëndimore demokratike.

Askujt nuk do t’i lejohet të luajë me shtetin dhe popullin e Kosovës për interesa personale. Z. Hoti e ka përkrahjen e plotë të LDK-së, të Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës.

“Mund të na vritni po të duani, por mendimin nuk mund të na ndërroni”.

Haradinaj: Kushdo që ka sulmuar Hotin ka bërë shumë mirë

03/27/2020 23:50

Ramush Haradinaj: Shefi i kabinetit të kryeministrit, ka tri shtëpi në lagjen Marigona, dy prej tyre flitet se janë të Kurtit