Showtime

Pas suksesit me këngën “E pashpirt”, Egzon Mjeku po vjen me një super bashkëpunim

08/01/2020 14:06
nga:L I

Kosova nuk ndalon së prodhuari artistë të rinj.

E në mesin e shumë emrave është dhe Egzon Mjeku, një zë i ri në estradë i cili premton shumë për publikun shqiptarë.

Në shkurt të këtij viti Egzoni lansoi projektin e tij të parë të titulluar “E pashpirt” i cili erdhi i realizuar dhe me klip.

Por, pas këtij projekti, artisti do të vijë me një bashëpunim kësaj radhe me një artiste të njohur të estradës, ndërsa kënga mban titullin “Tradhtare” dhe është punuar nga producenti i njohur Rzon, kurse klipi nga “Sekuencë”.

Egon Mjeku njihet për bashkëpunimet e tij me Rzon-in, i cili është kthyer në një nga producentët më të kërkuar në vend.

Gjithashtu, Mjeku është duke punuar edhe në projekte të reja të cilat do të lansohen shumë shpejt.

Egzon Mjeku – Instagram