Sporti

Pas spekulimeve për shitjen e tij, Valverde lë në tribuna yllin e skuadrës

01/12/2019 22:59
nga:M K

Trajneri i Barcelona-s Ernesto Valverde ka lënë të riun Malcom jashtë skuadrës për sfidën e së dielës ndaj Eibar.

Braziliani ka vuajtur të ambientohet te kampionët e La Liga-s që kur iu bashkua nga Bordeaux verën e kaluar shkruan Telesport, përcjellë GazetaBlic.

Dhe ai do të rikthehet në shkallët e stadiumit pasi ishte pjesë e skuadrës në përballjen me Levante në Copa del Rey, ku Barcelona u mposht.

Philippe Coutinho, i cili është përfolur për një kalim te Manchester United, dhe Denis Suarez, i cili kërkohet nga Arsenal, do të jenë të pranishëm në Camp Nou.

Ndërkohë Valverde ka konfirmuar se kërkon të shtojë lojtarë në organikën e tij përpara se të mbyllet merkato e dimrit në fund të janarit.

Ai tha: “Duhet të shohim tregun, por kuptohet që me largimin e Munir kemi hapësira në skuadër.

“Do të shohim nëse mund të blejmë një lojtar, megjithëse duhet të kemi kujdes për shkak të pozitës financiare të klubit.

01/02/2019 07:58

‘Tërmet’ te Barcelona, Valverde pritet të largohet